Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e bashkëbisedimit me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve.
Rama u bëri thirrje kompanive të deklarojnë pagat reale, teksa do të merren masa nëse kjo gjë nuk zbatohet.
“Ne nuk do i pranojmë deklarimet e pagave siç doni ju. Loja deklaro pagën 600 euro ndërtim dhe ne marrim sigurimet shoqërore 600 euro dhe ja çojmë pensionistëve. Kjo lojë do të mbarojë me pagat. Institucionet e së ardhmes nuk do ta pranojnë mbi bazën e analizës së riskut, mbi bazën e inteligjencës artificiale. Thirrja ime është, ju lutem që të gjithë kompanitë të deklarojnë pagat reale dhe të mos luajnë me zjarrin. Kjo është njësoj si faturat e energjisë elektrike. Duket në pamje të parë më e vështirë për tu sistemuar, por falë teknologjisë është e sistemueshme. Nëse në këtë marrëdhënie institucionet do të ndeshen me kokëfortësi, do t’iu jepet një mundësi e dytë të gjithëve. Do t’i kthehet do t’i thuhet nuk e ke kaq, reflekto”, tha Rama.
“Ne pensionistët nuk i lëmë më të presin. Nuk e kemi pasur mundësi, se ne nuk është se u kujtuam sot por nuk kemi pasura mundësi të adresojmë seriozisht një rritje për pensionistët sepse nuk na e ka lejuar ekonomia, por sot na e ka dhënë. Ju kërkoj ndjesë atyre që nuk i meritojnë këto fjalë, nuk duan një pjesë e ekonomive të na i japin, që t’ua transmetojmë pensionistëve. Nuk mund ta lejojmë është realisht sëkëlldisje, që të jetë nevoja ta bëjmë këtë diskutim kur duhet të jetë normaliteti i solidariteti bazë me gjithë ata që nuk i paguajnë teksa i qan hallin se çfarë iu bën qeveria. Në këtë pikë nuk kam asnjë problem, pasi e mira e pensionistëve është sepse janë analistë politikë më të detajuar të këtij vendi, nuk ka gjë që i çorodit vizionin dhe arsyetimin për të nesërmen. Marrëdhënia me biznesin do të jetë partneritet, nuk hyra këtu të ju tregoj debitë e biznesit ndaj skemës. Por edhe për këtë ne jemi duke punuar”, vijoi më tej Rama.
Top Channel