Barcelona, Laporta jep dorëheqjen për të kërkuar një mandat të ri në zgjedhje Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me bizneset folur për deklarimin real të pagave.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se mos deklarimi i pagave reale është një problem shumë i madh. Ndër të tjera Rama paralajmëroi se do të merren masa administrativë ndaj ‘grabitësve’.
“Askush nga ne të mos shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si qeveri që jeta e tyre të jetë sa më i qetë dhe ata që kryejnë punë në këtë vend, që paguajnë për punën kanë detyrimin që çdo qindarkë të çdo pagesë për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojnë pensionistëve. Ky është detyrim i çdokujt që merr një pagë.
Për t’i rënë shkurt, kemi një problem të madh, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale, një problem i madh që jemi të vendosur të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë. Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Është fajke shumë e rëndë, turp shumë i madh. Është shumë e padrejtë e papranueshme dhe ne duhet të bëjmë atë që na takon.”, tha Rama.
Top Channel