I mbijetoi masakrës së Hamasit në festival, por jo depresionit! Vetëvritet në ditën e saj të lindjes 22-vjeçarja izraelite

22/10/2024 10:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izrael, ku një 22-vjeçare e cila i mbijetoi masakrës së Hamasit në një festival i ka dhënë fund jetës.

Shirel Golan kreu vetëvrasje në ditëlindjen e saj të 22-të, pas një lufte 1 vjeçare me depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Sipas dëshmisë së vëllai të saj, problemet për 22-vjeçaren nisën pas sulmit të 7 tetorit. “Ajo nuk dilte nga shtëpia. Nuk vinte as të na vizitonte”, tha ndër të tjera ai.

Teksa familja u mblodh për të festuar ditëlindjen e saj, Shirel u largua pa e vënë re askush, sipas vëllait të saj.

Me zemrën e thyer dhe e mbingarkuar nga faji dhe zemërimi, i vëllai fajëson autoritetet shëndetësore për disa nga problemet shëndetësore të Shirelit. Ai tha se askush nuk iu afrua për ndihmë kurrë asaj apo familjes, shkruan CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA