“E kam dashur dhe dua!”, Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë! Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën!

22/10/2024 20:54

Në një deklaratë për mediat Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë divorcin me Ilir Metën, duke shtuar se janë momente të vështira të jetës së saj emocionale.

Deputetja tha se “Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë”. Ndër të tjera Kryemadhi deklaroi se e ka dashur dhe do vazhdojë të dojë ish-bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në burg që prej së hënës.

“Janë në momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.

E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetevetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.

Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët,. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi.

Unë pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz.”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA