Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me bizneset folur për deklarimin real të pagave.
Kreu u qeverisë, i bëri thirrje bizneseve që të paguajnë pagat reale dhe sigurimet për punonjësit e tyre, ndërsa shton se dëmi që i bëhet qeverisë shkon në 500 milion euro në vit.
“Duke u nisur nga një shembull i marrë nga drejtori i ISSH, për marrëdhënien mes shtetit dhe pensionistit, është çfarë shteti mbledh nga kontributet e sigurive shoqërore që deklaron sipërmarrja. Ky është mekanizmi. Në pagesën e detyrimeve, janë detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore shëndetësore dhe tatimi, tatimi shkon në buxhet, investohet në projekte të ndryshme, ndërsa sigurimi shoqëror shkon nga banka ku jepet paga për punonjësin te sporteli. Kush nuk paguan sigurimet shoqërore, ose fsheh peshën e vërtetë vjedh nga ky transaksion. Heq para nga vagonët e këtij treni që bën janë ardhje mes kontributeve të paguara dhe pensioneve. Në këtë tren duhen të transportohen të gjitha ato që i takojnë pensionistët. Ndodh që treni nuk niset dot për të shkuar te pensionistët sepse i mungojnë çdo vit afro 500 milion euro. Çdo vit ky gjysmë milioni euro merret nga tasat dhe shkon për pensionistët. Ata që nuk paguajnë sigurimet shoqërore bëjnë dy dëme shoqërore. Dëmi i para është mbi pensioniste dhe dëmi i dytë është ndaj fëmijëve të këtij vendi që kanë nevojë për më shumë shkolla. Këto 500 mln euro në vir duhet të rrinë për zhvillimin dhe jo për kontributet e së shkuarës. Kjo nuk ndodh. Ne kemi shtuar thuajse 300 mijë në sigurimet shoqërore, kontribuues.
Ne s’mund të vazhdojmë më kështu, rritet nevoja, presioni dhe ndërkohë pensionistët me plot të drejtë kërkojnë pjesën e tyre në këtë rritje. Është mashtrim që të ketë pagë mesatare në ndërtim 600 euro. Kjo nuk ekziston, për sipërmarrjet serioze nuk është çështja sa më kërkon pagë, por ku të të gjej që të më bësh punën si duhet.
Sot është në kushtet një konkurrencë më të fortë. Kompanitë e ndërtimit problem sot kanë ku të gjejnë punëtorët. Kjo është të tallesh me përbuzje për këtë hall kombëtar.
I gjetëm bizneset e rraskapitura, shtetin e zhytur në humnerë, me një kompani… pa përmendur kompaninë e energjisë elektrike që kishte borxh sa mali i Dajtit. Sot jemi vendi me hapësirën më të madhe të lehtësive për bizneset, nuk ka vend në rajonin tonë ku biznesi i vogël të ketë 0 taksë.
Ne bizneseve u kërkojmë që të paguajnë sigurimet shoqërore.”, tha Rama.
Top Channel