Arrestimi i Ilir Metës, sekretari i PL në konferencë: Do të bëjmë kallëzim penal, do të ketë aksione politike

22/10/2024 15:17

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha në një konferencë për mediat se do të bëjnë kallëzim penal në lidhje me arrestimin e Ilir Metës.

Ai paralajmëroi aksione politike pas kësaj situate, ndërsa shton se “një ditë drejtësia do të çlirohet”.

Tedi Blushi: Një nga oficerët e ngarkuar në detyrë që duhej të bënte prezantimin e mandatit, unë për pak do ju tregoj pamjet filmike, ishte ngarkuar misioni politik, është një djalë që emrin e tij rezervoj ta them, një djalë 27 vjeçar, i cili ka shërbyer si roje trafiku.

Sfidoj zarin e Ramës në krye të ministrisë së brendshme, polici i lidhur me bandat e Durrësit. Do të bëjmë kallëzim penal sepse dokumentet ngelen. Një ditë drejtësia do të çlirohet. Jemi në aksion, nuk bëjmë show, do të bëjmë aksione të vërteta politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA