Iu caktua “detyrim paraqitje”/ “Sot jam si Kryemadhi, jo si ish-bashkëshortja e Metës”, deputetja: Proces politik, vjen pasi denoncova…

22/10/2024 12:22

Monika Kryemadhi në një deklaratë për shtyp komentoi deklaratën e SPAK ditën e djeshme.

Ajo u shpreh se ka dorëzuar prokurorit të çështjes 5000 faqe për familjen e saj dhe 3000 faqe për nënën e saj.

Ajo e quajti masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si proces politik, ndërsa shtoi se erdhi pas denoncimit të saj për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Deputetja e nisi fjalën e saj duke thënë “Jam këtu si Kryemadhi dhe jo si ish-bashkëshortja e Metës”

“Përveç korrektësisë sime e kam njoftuar dhe dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe që nga viti 1995 të familjes sime, mamasë time dhe familjarëve të tij. Mamaja ime e ka pasur rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Që ka kur ka nisur procesi është një proces politik, ka ardhur nga denoncimi për inceneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK ku kam menduar se për shkak të këtij reagimi, duhet të ishin shumë korrekt me lidhjen që ka të bëjë me Kryemadhi dhe Metës. sot jam si Kryemadhi dhe jo si ish-bashkëshortja e Metës.”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA