VIDEO/ Blushi godet furgonin e policisë, shikoni reagimin e parë të Ilir Metës teksa transportohej në paraburgim

21/10/2024 15:37

Ilir Meta është nisur drejt Bllokut të Sigurinë te “Mine Peza”, qelitë pranë burgut 302, për të vijuar me procedurat e radhës, pasi iu vunë prangat me urdhër të SPAK.

Në momentin që ai ndodhej në furgon dhe po largohej nga Drejtoria e Policisë, Tedi Blushi dhe disa persona të tjerë i kanë rënë me dorë makinës për t’i treguar se janë aty, ndërsa ngrenë dhe dy gishtat.

Ndërkohë nga ana tjetër Meta ka përshëndetur nga brenda furgonit duke bërë me duar shenjën e shqiponjës.

Kujtojmë se Meta u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa mbi të rendojnë tre akuza, mosdeklarim pasurie, pastrim i produkteve dhe korrupsion.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA