Vëzhgimi i Fiks Fare/ Shitja e kartave SIM në tregun e zi ndodh ‘ditën me diell’. Shumëllojshmëri numrash nga ata italianë deri te gjermanë

21/10/2024 20:44

Shitja e pa autorizuar e kartave SIM, e konsideruar vepër penale që prej vitit 2014 për shkak të rrezikshmërisë që paraqet, ndodh ditën me diell në qendër të Tiranës.

Fiks Fare kreu një vëzhgim disa ditor në në zonën para Bankës së Shqipërisë të njohur si “dollari”,ku tregtarë të ndryshëm të shesin lehtësisht numra telefoni të regjistruar në emër të personave të tjerë dhe të aktivizuar, gati për përdorim. Edhe vetë tregtarët janë të vetëdijshëm për qëllimin pse përdoret “malli” që shesin.

Këta numra shiten me një çmimin disa herë më të lartë se sa çmimi i tyre normal. Çmim që  varion nga 2 mijë lekë në 6 mijë lekë.Por tek këta tregtarë nuk gjen vetëm karta SIM të kompanive shqiptare, por edhe karta SIM të kompanive italiane dhe angleze. Këto të fundit mund të përdoren vetëm për të aktivizuar rrjetet sociale.

Blerja e këtyre numrave sipas nenit 193/d të datës 17/03/2014 , është konsideruar si një vepër penale për shkak të rrezikshmërisë që paraqet. Shitja e tyre dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në gjashtë muaj.

Në bisedat që gazetarët e Fiksit bënë me tregtaret që shisnin në këtë zonë, faktuan me zë dhe figurë që në këtë treg të zi shiten një shumëllojshmëri numrash. Tregtarët thanë se numrat që ata disponojnë janë italian, anglezë, gjermanë dhe dy numrat e dy kompanive shqiptare.

Ditën e parë  gazetarët e Fiksit takuan dy tregtarë të cilët shisnin numra të paregjistruar.

Si fillim gazetarët kërkojnë një  numër pa e cilësuar, tregtarët iu sygjerojnë që të mërrin numër italian, angleze, gjerman ose shqiptarë.

Numrat anglezë kushtonin 3 mijë lekë, italianët 6 mijë lekë ndërsa shqiptarët 2 mijë lekë.

“ Do e vendosësh në telefon dhe menjëherë do të vijnë dy mesazhe, njëri mesazh është për aktivizimin e numrit ndërsa tjetri është numri i kartës të cilin do e përdorësh për të hapur WhatsApp-in “ shprehet tregtari.

Gazetarët blenë një numër anglezë me vlerë 3 mijë lekë, i cili nuk u aktivizua në momentin që u vendos në aparatin celularë. Pasi numri nuk u aktivizua gazetarët u rikthyen përsëri tek ‘dollari’ për të kërkuar një numër tjetër. Po i njëjti tregtar u ofron një numër tjetër, por dhe ato nuk punonin . Duhet të ndryshoheshin 4 numra deri sa u gjet një që ishte aktiv.

Ditën tjetër gazetarët e Fiskit arritën të takonin furnizuesin i cili bënte shpërndarjen e numrave tek tregtarët. Këtë herë bashkëpunëtorja e Fiksit rikthehet që të blejë një numër italian, me vlerë 3500 lekë. Ky i fundit e ndihmon bashkëpunëtoren që të aktivizojë numrin në aparatin celularë.

Në bisedat që Fiksi bënë me furnizuesin shihet se këtë punë e bëjnë me siguri të plotë pasi kanë dhe të njohur. Ai tregon se ka pasur raste dhe që është kapur nga policia dhe se ka qëndruar dhe brenda , gjithashtu  thotë se çështja ka kaluar dhe në prokurori e gjykatë.

 

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA