“U rrëmbye në rrugë”, avokati i Ilir Metës pas arrestimit: Ai është i vendosur të përballet me procesin

21/10/2024 15:10

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj ka reaguar pas arrestimit të ish-preesidentit.

Gjokutaj: Pas një rrëmbimi bandideskt me një sjellje tjetër jo ligjore ndodh me një person që ka që disa herë në Spak ka dhënë shpjegime me çfarë e kanë pyetur kjo çështje ka 5 vite, ka 5 vite në duart e prokurorëve, dyshja Rama-Dumani, mashat e ish bashkëpunëtorëve të Ilir Metës dhe mashat ndaj tyre. Ai është i vendosur të përballet me procesin, çdo gjë që shkruhet në këtë vendim është i qartë.

Ishte në dijeni?

Gjokutaj:Çdo gjë në këtë vendim, e ka marrë kohë përpara dhe është gati të përballet. Ankimimi i masës së sigurisë është akt procedural. Do të verifikohet njëherë ekzekutimi i vendimit. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasurisë. Kryemadhi nën hetim.
Ishte një takim si çdoherë tjetër vetëm në një ambient ndryshe. Mënyra se si është arrestuar është banditeske, rrëmbyer në rrugë ish-presidenti.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin thonë burime shumë të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Ndërsa ndaj Pirro Xhixhos është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA