Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për mediat sa i përket arrestimit të kreut të Pl-së, Ilir Meta.
Ai sulmon SPAK-un, duke u shprehur se nuk ka asnjë akuzë ndaj ish-presidentit.
“Ndalojnë në mes të ditës ish-presidentin pa u identifikuar. E kanë nxjerrë nga makina kriminelë, terroristë që janë prezantuar në emër të SPAKU-t. Asnjë akuzë nuk qëndron. Mbrojtja që Meta i ka bërë sovranitetit. Përgjigjen këta terroristë, me në krye Altin Dum Dumanin dhe Edi Ramën, do të marrin.
Nga kush janë hetuar. Kemi të bëjmë me një akt të mirëfilltë terrorist, të nisur nga krye-terroristi Altin ‘Dum-Dumani’. Me persona të maskuar dhe që më sjell këtu këta patronazhistë.
Çfarë nuk pret nga kjo strukture kriminale. Por dua t’ju konfirmoj që këta akuza janë të rreme. Media e inceneratorëve siguroi dhe videon ekskluzive kur arrestohet.
Rruga është vetëm një. Përballje në çdo rrugë, në çdo shesh dhe në çdo lagje me këtë bandë kriminale. Përgjigjen do ta marrin.
Dumani është xhelat, është vrasës me pagesë”, u shpreh Blushi.
Top Channel