“Të angazhuar për rritje sa më të shpejtë të pensioneve”, ministri i Financave: Po shqyrtojmë rritjen e bonusit të fundvitit

21/10/2024 11:26

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një takimi me pensionistët së bashku me kryeministrin Edi Rama tha se po shqyrtohet rritja e bonusit të fundvitit.

Malaj: Qeveria Rama është e angazhuar për rritje sa më të shpejtë të pensioneve. Po shqyrtojmë rritjen e bonusit të fundvitit duke u bazuar të performancën e ekonomisë si dhe kapacitetet që ka vendi ynë, një mënyrë për të lehtësuar ata që kanë nevojë, krijimi i një skeme me pensione të qëndrueshme që do të sigurojë pensione më të larta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA