Lulzim Basha reagoi pas arrestimit me urdhër të SPAK të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai u shpreh se fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit dhe se sipas tij tani radhën e ka Edi Rama.

“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, deklaron Basha.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA