Pas arrestimit të Metës, GJKKO vendosi masën detyrim paraqitje ndaj deputetes Monika Kryemadhi , sipas burimeve jo zyrtare të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Mësohet se kreu i PL-së Ilir Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.
Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrtar nga SPAK për akuzën zyrtare.
Mësohet se ai po kthehej nga Kosova në momentin që u ndalua nga policia në kthesën e Kamzës.
Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin thonë burime shumë të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Ndërsa ndaj Pirro Xhixhos është vendosur masa “arrest në shtëpi”.
Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.
Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Top Channel