VIDEO/ I veshur me bluzën e Celtic, momenti kur Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”
21/10/2024 15:04
Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku u shoqërua menjëherë pas arrestimit në afërsi të “Kthesës së Kamzës”.
Ilir Meta do të niset tashmë drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”, ku do të kryhen procedurat e radhës.
Kujtojmë se Metës iu vunë prangat ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa sapo oshte kthyer nga Kosova në kryeqytet.
Top Channel