25/12 01:14
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua mesditën e kësaj të hëne në afërsi të Casa Italia në Tiranë.
Mësohet se avokati Genc Gjokatj është paraqitur në Polici. Ende nuk dihen akuzat zyrtare ndaj kreut të PL-së.
Në lidhje me arrestimin e ish-presidentit të Republikës, ka reaguar Tedi Blushi, i cili e cilësoi si “akt kriminal”. Deri më tani nuk dihet akuza zyrtare e Prokurorisë së Posaçme ndaj Metës.
Kujtojmë se më herët gazetarja e Top Channel ka raportuar se tre janë kauzat e ngritur ndaj Metës. Më konkretisht bëhet fjalë për akuzat për korrupsion, mosdeklarim pasurish dhe pastrim parash.
Top Channel