EMRAT/ Kapen ‘mat’ duke transportuar kanabis, përfundojnë në pranga dy vëllezërit në Lezhë

21/10/2024 09:30

Dy vëllezër janë arrestuar pasi janë kapur duke transportuar 8 kg kanabis në Lezhë.

Në pranga kanë rënë Simon Vuka, 36 vjeç dhe Gëzim Vuka, 26 vjeç. Ata janë kapur në flagrancë në aksin rrugor “Laç-Mamurras”.  Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi shumë parash në lekë, euro dhe 2 celularë.

“Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.

Transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë, në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, 2 vëllezërit Simon Vuka dhe Gezim Vuka.

Sekuestrohen lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. V., 36 vjeç dhe G. V. 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA