Debat në komisionin e Sterilizimit/ “Nuk është hajdute Albana”, Ndreca replikë Vokshit: Po pate ndonjë emër thuaje!

21/10/2024 10:16

Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Në debat u përfshinë demokratja Albana Vokshi dhe socialisti Plarent Ndreca. Vokshi iu drejtua Ndrecës duke thënë “Nuk është hajdute Albana”, ku deputeti iu drejtua duke i thënë “po pate ndonjë emër hajduti thuaje”.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Po ta kisha emrin Albana, ashtu do ishte

Vokshi: Tregon injorancë të thuash ‘unë jam Albana’. Nuk është hajdute Albana, ashtu siç ju dhe të tjerët të shkoni…

Ndreca: Po ke ndonjë emër hajduti provoje. Përvoje, se jeni trima kështu pa emra.

Vokshi: Kush janë dëshmitarët….

Ndreca: A do bësh mbledhje kryesie apo jo? Çfarë qëllimi ke? S’mund të rrimë gjithë ditën të dëgjojmë ty o zonjë.

Vokshi: O Petro dëgjo dëgjo, se as ti s’i di.

Ndreca: Janë listat e tua, jo të dakordësuara. I kemi me shkrim të dokumentuara.

Ne nuk funksionojmë si PD. Kryeministri i vendit s’ka lidhje me koncesionet. Kjo është arsye pse nuk kemi pranuar që të thirrjet, ndërsa arsyet tuaja janë politike. Nëse doni të bëni mbledhjen e kryesisë, hajde e bëjmë. Nëse doni ta prishni kjo është gjë tjetër.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA