31/01 15:22
Vedat Muriqi është rikthyer nga dëmtimi duke bërë protagonistin me Mallorcan në La Liga.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin kundër Rayo Vallecanos, për të cilën ishte titullar dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.
Në minutën e 76’ të takimit, Muriqi i shpëtoi mbrojtjes kundërshtare dhe me kokë dërgoi topin drejt rrjetës pas një krosimi të ardhur nga këndorja.
KLIKO KËTU PËR GOLIN
Ky është goli i dytë që 30-vjeçari ka shënuar këtë sezon me Mallorcën, i cili shërbeu dhe për tre pikë të arta në kampionat.
Top Channel