“S’më intereson çfarë bën në krevatin tënd”/ Komuniteti LGBT, debat në ‘Goca & Gra’: Nuk po bëjnë s*ks në rrugë! Ata ndihen krenarë

20/10/2024 09:33

Një debat ka ndodhur në panelin e “Goca & Gra” sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT.

Rudina: Në momentin që ime bijë sheh filma për fëmijë në platforma të ndryshme. Sheh video make-up nga djem që lyhen, nuk ka asnjë lloj problemi. Është 7 e gjysmë dhe e kupton që ka njerëz që janë të drejtuar ndryshe nga e ëma. Mosha 7 e gjysmë është ndeshur me fenomene të tilla.

Egla: Sa shumë i ngatërroni gjërat. Në kohën e ‘Enverit’, që i themi, kane ekzistuar. Bënin atë që bënin dhe s’kishte as diskriminim… Kërkohet që sa më shumë të bërtitet, sa më shumë ligje. S’e kuptoj dot, të kërkosh ligj, sepse dua të martohem me të tjerë.

Xhilda: Je krenar! Pse duhet të jesh krenar? Ti je ashtu siç je, thjesht je. S’ke nevojë të thuash: ‘Jam krenar! Jam krenar!’. S’e çfarë bën ti në dhomën tënde, në krevatin tënd, mua s’më intereson fare për sa kohë nuk vjen dhe s’më ndikon mua. Dhe këta e ekzagjerojnë.

Rudina: Nuk po bëjnë s*ks në rrugë, nuk po dalin të na dhunojnë. Janë krenarë, sepse ashtu ndihen dhe duan ta bërtasin këtë gjë. Në përgjithësi, njerëzve që u shkelet e drejta, e kanë tendencë ta thonë me zë të lartë.

Egla: Po ne jemi gra moj Rudina. Na shkelet e drejta nga mëngjesi deri në darkë. Duhet të bëhemi dhe ne një komunitet?

Rudina: Patjetër! Ka shumë lëvizje për dhunën ndaj grave. Patjetër që ne vazhdojmë dhe e përjetojmë.

Heidi: Të drejtat e njeriut janë të rëndësishme, por kemi arritur në nivele çmendurie për disa gjëra. Kjo është e vërteta. Ky sensibilizimi e çon komplet gjënë në drejtim të kundërt. Po vihet në evidencë për diçka që nuk shkon. Në fakt aty nuk ka asgjë që nuk shkon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA