22/12 22:33
Gjashtë herë kampioni olimpik i çiklizmit, Sir Chris Hoy, ka njoftuar se po kalon vitet e fundit të jetës së tij.
Në një intervistë me Sunday Times, ai thotë se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur nga dy deri në katër vite jetë.
Ai tha për Sunday Times se ishte diagnostikuar me kancer primar në prostatën e tij, i cili ishte përhapur në kockat e tij, që do të thotë se ishte në fazën e katërt.
Legjenda e çiklizmit të skuadrës së Britanisë së Madhe, Sir Chris dhe gruaja e tij Sara kanë dy fëmijë, Chloe 7-vjeçare dhe Callum 10-vjeçare.
Sir Chris tregoi se si u tha fëmijëve të tij se askush nuk jeton përgjithmonë, por ai shpreson të jetë këtu edhe për shumë e shumë vite të tjera.
Top Channel