Një emër i madh i futbollit Shqiptar është përkujtuar sot në Vlorë.
Në një aktivitet ku kanë marrë pjesë ish-futbollistë të Flamurtarit, kombëtares Shqiptare por edhe një përfaqësi nga Greqia u përkujtua Lefter Millo, i cili humbi jetën në moshë të re në një aksident në Greqi.
Një kupë simbolike iu dorëzua vëllait të tij i pranishëm, i cili u shpreh se Lefteri ishte nga ata lojtarë që i dha gjithçka mundi futbollit.
Vasil Ruci organizator i këtij aktiviteti por edhe emra të mëdhenj të futbollit shqiptar si Perlat Musta, Ledio Pano e Sulejman Demollari kanë vlerësuar aktivitetin për Millon duke thënë se kanë qenë me fat që e kanë njohur.
Në karrierën e tij Lefter Millo luajti për Luftëtarin, Partizanin dhe ekipin Larisa në Greqi dhe kombëtaren shqiptare, ndërsa humbi jetën në moshën 31-vjeçare pas një aksidenti në Greqi.
Top Channel