Ushtria izraelite paralajmëron Libanin se brenda pak orësh do të godasë objektet që lidhen me financimin e Hezbollahut.
Izraeli do të nisë sulme të synuara në objektet që lidhen me financimin e Hezbollahut në Liban në orët e ardhshme dhe banorëve libanezë u kërkohet të evakuojnë zonat pranë këtyre objekteve, tha zëdhënësi ushtarak izraelit. “Ne do të sulmojmë një numër objektivash në orët e ardhshme,” tha zëdhënësi Daniel Hagari në një konferencë për shtyp.
I vendosur për të vazhduar me përshkallëzimin shfaqet Izraeli i cili ka hartuar një plan hakmarrjeje kundër Hezbollahut pas sulmit të kryer që kishte në shënjestër rezidencën e Benjamin Netanyahut.
Klima e përkeqësimit ekstrem mbetet në marrëdhëniet Izrael-Liban pas sulmeve të vazhdueshme izraelite. Në të njëjtën kohë, takimi vendimtar vazhdon për reagimin e Izraelit ndaj Iranit pas sulmit që synonte rezidencën e Benjamin Netanyahut.
Top Channel