Është vënë në pranga një 42-vjeçar në Fier, pasi kishte thyer masën “Arrest në shtëpi”.
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, është kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan 42-vjeçarin.
Top Channel