Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Një automjet ka dalë nga rruga, është përplasur me një shtyllë tensioni të mesëm dhe më pak ka përfunduar në kanalin anësor tek shtylla e radhës, Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Konjat. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i shpejtësisë së lartë shtylla është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës. Polici dhe zjarrfikësit në vendngjarje për të ndihmuar situatën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes ndërsa grupi i avarive të OSShE ka nisur punën për rilidhjen e energjisë elektrike.
Top Channel