Dy të mitur janë vendosur në procedim penal, pasi kanë shpërndarë një video të një 16-vjeçareje në rrjetet sociale.
Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar, pasi të dy ata kanë shpërndarë në “Snapchat” videon e një tjetër të miture.
Gjithashtu stacioni i Policisë së Këlcyrës arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bënjë, Përmet, pasi më datë 17.10.2024, në një lokal, në Këlcyrë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta 27-vjeçari ka tentuar të qëlloi me mjetë prerës (thikë) një 17-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel