
24/02 22:34
Konsensusi për votimin nga jashtë duket një mision i pamundur në Komision Rregullator i cili për të dytën ditë radhazi dështoi të miratoi rregullat e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e pranverës.
“Molla e sherrit” ishte kushti që për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë, duhet të kesh një dokument identifikimi të pa skaduar.
Kundërshtia e anëtarëve te zgjedhur nga Partia Socialiste ishte domosdoshmëria për të pasur një dokument te vlefshëm gjatë procesit te votimit.
Tonet e larta shoqëruan gjithë mbledhjen. Debati mori fund vetëm pasi kryetarja Ilirjana Nano vendosi t’i japë fund duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes.
Top Channel