21/11 15:59
E kthyer në traditë tashmë prej 8 vitesh, bashkia e Tiranës organizon këtë fundjavë maratonën e përvitshme, e cila pritet të zgjasë nga ora 9 deri në 16 në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, është hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve për shkak të bllokimeve të disa segmenteve rrugorë.
Përgatitjet kanë nisur, teksa edhe pak orë kanë mbetur nga hapja e garës; thirrja për t’u bashkuar në vrap vazhdon për të gjithë dashamirësit e sportit, ndërsa veç ftesës një kërkesë nga bashkia është për të tjerët që nuk do të bëhen pjesë, që të jenë mirëkuptues edhe të shmangin rrugët e bllokuara.
Top Channel