“Kam humbur katër fëmijë”, kjo ishte fraza e fermeres 84-vjeçare nga Librazhdi në lot, teksa ka pasur një jetë të mbushur me dhimbje.
Humbja e fëmijëve e ka tronditur, teksa në lot tregon për “Bagëti e Bujqësi” vështirësitë që ka kaluar.
Periudha e vështirë dhe mungesa e kushteve jetike e përhapja e sëmundjeve ka sjellë tragjedinë në familjen e saj.
“Kanë qenë të vegjël fëmijët. Ose dështonin ose vdisnin. Ka qenë një kohë shumë e keqe sepse edhe punonim. Këto i kam binjakë, nga meraku nuk i nxirrja përjashta. Por u sëmurën dhe më vdiq, njëri.
Më pas u sëmur edhe tjetri, e mora në krahë, se nuk kishte as makina atëhere. Gjeta një makinë dhe e çova në Librazhd, për 15 ditë nuk u përmend. Prandaj më dhimbset. Por nëna është nënë”, tha e moshuara në lot.
Top Channel