Moderatorja Megi Pojani teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, rrëfeu më tepër detaje nga marrëdhënia e saj me familjen.

Pojani u shpreh se babai ka qenë një person që i ka kontrolluar vazhdimisht, kryesisht për sa i përket marrëdhënieve me djemtë.

Ajo tha se babai nuk e ka pranuar faktin që vajzat e tij do të kenë një krah një partner.

 “Në familjen tonë nuk është përmendur kurrë fjala djalë, Mami ka bërë një luftë për ta përgatitur babain, një person shumë kontrollues. Mami donte ta përpunonte që kur ke tre vajza në familje do të kesh edhe raste që do të vijnë me persona të tjerë.

Nëse ndonjëherë mami kur e thoshte në tavolinë, që do e gjejë edhe Megi ndonjë (djalë), në tavolinë i thoshte, a do më lësh rehat ta ha këtë kafshatë buke”, tha moderatorja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA