Gjykata e Fierit e dënoi me 3.4 vite burg, ndalohet tutorja 45-vjeçare
19/10/2024 14:56
Një 44-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Fierit.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostuticion”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel