23/11 12:24
Pavarësisht se infrastruktura në fshatin Fushë Studen në Librazhd është shtuar, prindërit kanë një merak.
Fëmijët po iu ngelin pa martuar, shqetësim që e tregon për “Bagëti e Bujqësi” njëra prej banoreve.
Si nënë e shumë fëmijëve ajo tregon se djemtë nuk i ka të martuar, kjo sepse vajzat tashmë nuk dëshirojnë të vijnë në fshat.
“Këtu në Shqipëri kam dy çuna edhe një gocë. Janë në moshën 35-vjeçare, të pamartuar. Nuk duan çunat, por nuk ka as vajza. Nuk vijnë.
Nuk e duan vajzat fshatin se ka punë, ka lopë, patate dhe punë të tjera. Kemi kërkuar nuse për djemtë por nuk ka, kanë ikur në qytetet kryesore”, tha ajo.
Top Channel