Policia e Kolonjës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, me inicialet A. P. Pasi ka tentuar që të përdhunojë një të moshuar në fshatin Psar, Ersekë.
Policia bën me dije se ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.
Po ashtu policia e Pogradecit referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin L. S., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas në datën 17.10.2024 ka kanosur me fjalë në fshatin Bishnicë, Pogradec një 49- vjeçar dhe ka bllokuar rrugën që të çon për në pyll, me pretendimin se e ka marrë me qera nga bashkia. Po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë ka nisur procedim penal edhe për shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi ky shtetas me vetëgjyqësi ka ndërruar bravën e banesës, që i ka shituar para disa vitesh një 60-vjeçareje.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, për vlerësim për shtetasin Z. Rr., 56 vjeç, banues në fshatin Senisht, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Top Channel