Rrezikohet vota e emigrantëve! Komisioni rregullator i shqetësuar për dokumentet e identifikimit, duhet amenduar ligji zgjedhor

18/10/2024 16:47

Votimi nga jashtë mund të mbetet thjeshtë një dëshirë në letër nëse politika nuk ndërhyn në kohë për të amenduar ligjin zgjedhor.

Komisioni Ilirjan Celibashi ka ka vënë në alert partitë politike për rrezikun e dështimin e votës së emigrantëve pasi konsultave që ka pasur me operator të shërbimit postar të cilët i kanë shprehur shqetësimin se afatet e vendosura ne kod  e pamundësojnë vajte- ardhjet e fletës së votimit në kohë.

“Sikurse ju e dini afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve te votimit datojnë rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Të gjithë operatorët përfshi edhe atë publik vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30 – 45 ditë. “, tha Celibashi.

Votimi nga jashtë duket një ekuacion i vështirë për institucionin e KQZ, pasi rregullat e shkruara nga Ilijan Celibashi për regjistrimin e emigrantëve nuk bindën anëtarët e Komisionin Rregullator të cilët ngritën si shqetësim kryesor kushtin që për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë, duhet që të kesh  një dokument identifikimi të pa skaduar.

Përfaqësuesi ligjor i demokratëve kërkoi që të votojnë edhe emigrantët që nuk kanë një dokument të vlefshëm, propozim që u kundërshtua nga juristja e PS.

Rregullatori kërkoi me shume kohe duke shtyre mbledhjen për një moment  të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA