Qytetet luksoze ‘fantazëm’ në Kinë, përdoren për të kullotur kafshët pas dështimit të politikave (fotot)

18/10/2024 21:49

Në një tjetër rast të ‘besimit të tepruar’ të tregut të pronave të “zhvillimi” apo rritja e fitimeve në ekonomitë e vendeve në zhvillim, pamjet nga veriu i Kines sjellin qytezat e luksit të ndërtuara por të papërdorura ndonjëherë, që tashmë përdoren vetëm për të kullotur kafshët me barin e mbetur rreth tyre.

Një nga qytezat fantazmë të Kinës është lënë tashmë në dorë të fermerëve, ku dhitë e lopët kullosin rreth vilave të luksit tashmë të braktisura.

Kompleksi çuditshëm ne pamje ndodhet në Shenyang, rreth 500 km në verilindje të Pekinit, ku rreth 100 vila luksoze të braktisura janë lënë pa u përfunduar nga ndërtuesit.

Kompania vendase Greenland Group nisi projektin në 2010 mes lulëzimit të tregut të pronave në Kinë, me subvencionet e qeverisë për “milionerët e pritur të së ardhmes”.

Rrjeti Wall Street Journal shkruan se rreth 200 milionë dollarë u investuan në këtë sipërmarrje, por tashmë Greenland ashtu si 50 kompani të tjera ndërtimi në Kinë kanë falimentuar prej borxheve.

Në 2023, Greenland falimentoi prej rreth  $350 milionë borxhe në bono ndërkombëtare, ndërsa për kompleksin në fjalë besohet se ka shitur vetëm 5% të shtëpive, shkruan rrjeti The Sun.

Raste të tilla qytetesh të reja fantazmë janë raportuar gjithashtu në Turqi, Iran dhe disa vende perëndimore, ndërsa në Kinë raportohet se ka aktualisht 65 milionë shtëpi boshe që nuk i blen askush.

Megjithëse në brendësi të tyre gjen abazhurë kristali e kollona mermeri, jashtë shihen kafshët e fermerëve që kullosin në barin e mbetur, në një kombinim të vrazhdë të natyrës me urbanizimin ekstrem.

Në dokumentin kryesor të udhëheqjes komuniste të Kinës citohet si prioritet, siguria ushqimore  dhe toka e mbjelljes, por probleme të tilla kanë vijuar edhe pse lideri Xi Jinping thotë se “tasi i orizit për popullin kinez duhet mbajtur fort në dorë, dhe duhet mbushur me drith kinez”, sipas rrjetit Foreign Policy.

Të dhënat bujqësore nga vendi thonë se rreth 1.4 miliardë banorët e Kinës hanë 700,000 ton drithë dhe 1.92 milionë perime në vit, si dhe 230,000 ton mish, shkruan rrjeti The Sun.

Por nga viti 2009 deri në 2019, Kina ka sakrifikuar tokë bujqësore për industrializimin, me masë ekuivalente sa Karolina e Veriut në SHBA, sipas analistëve të Foreign Policy.

Kështu që ndoshta gjithnjë e më shumë fermerë do të kullosin kafshët e tyre në qytetet fantazmë, të braktisura prej krizës së çmimeve të shtëpive dhe politikave dashakeqe të investimeve, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
5/7
Greenland Group nisi projektin në 2010 mes lulëzimit të tregut të pronave në Kinë, me subvencionet e qeverisë për “milionerët e pritur të së ardhmes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA