Nga polemikat për policë të armatosur dhe ‘lufta’ me video që rrezonin njëra-tjetrën, si u shfaq FNSH në oborrin e Parlamentit?

18/10/2024 19:32

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, tregon se garda nuk e kishte kërkuar ndihmën e policisë. Policia hyri në oborrin e Kuvendit kur protestuesit e mbledhur para Bashkisë së Tiranës u shfaqën para parlamentit.

Deputetët e opozitës u përplasën me FNSH, duke kundërshtuar praninë e tyre, me pretendimin se kishin hyrë në shkelje të ligjit në mjediset e parlamentit, institucion i cili është nën mbikëqyrjen e Gardës. Opozita pretendoi se njëri prej tyre, kishte tentuar t’i drejtonte armën deputetit Luan Baçi, moment që i acaroi dukshëm gjakrat, duke çuar në përplasje fizike mes deputeteve dhe forcave të FNSH.

Sali Berisha e cilësoi një akt të paprecedent hyrjen e policisë në parlament.

“Veprimet e djeshme janë tipike të një diktaturë. Nuk mund të fusësh në territorin e parlamentit, pa vendim të parlamentit, forca të tjera përveç gardës së republikës. Duhet të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme që të angazhosh forca të tjera në parlament. Garantoj se mosbindja civile do t’u japë përgjigjen më të merituar këtyre akteve kriminale antikushtetuese ndaj opozitës.”, tha Berisha.

Ndërkohë Ministri i brendshëm Ervin Hoxha u pyet në Shkodër nëse policia shkeli ligjin dhe theksoi se uniformat blu zbatuan vetëm detyrën.

“Forcat e policisë kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve, ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.”, thotë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Nga polemikat për policë të armatosur dhe ‘lufta’ me video që rrezonin njëra-tjetrën, palët kanë ndërmarrë hapa konkrete duke e çuar çështjen në dyert e drejtësisë. Grupi parlamentar i PD ka bërë kallëzim penal për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranë dhe disa punonjës të paidentifikuar policie për kanosje të deputetëve me armë. Nga ana tjetër, në bazë të kërkesës së kryetares së kuvendit, sekretariati i Etikës përjashtoi nga punimet e kuvendit për 10 ditë dy deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Petrit Doda për trazirat e fundit në sallë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA