Për përplasjet e ndodhura ditën e djeshme jashtë Kuvendit, ku protestuesit nga bashkia e Tiranës u zhvendosën para parlamentit janë vënë 7 persona.
Mes tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë për Adriana Kalaja, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;
Po ashtu, ka nisur hetimi për Klevis Balliun, K.B., I.T., A.H., dhe S.N.
Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
“Këta shtetas ditën e djeshme kanë djegur dy goma automjetesh dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.”-njofton policia.
Top Channel