Barcelona, Laporta jep dorëheqjen për të kërkuar një mandat të ri në zgjedhje
Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas intervistës së dhënë në Top Talk në Top Channel nga Enea Karakaçi, administrator i OSHEE, intervistë kjo e dhënë pasi kreu i grupit të PD ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!
Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!
Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mëh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.
SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra!
Top Channel