Bardhi çon padinë në SPAK: Të hetohet shitblerja e paligjshme e energjisë elektrike

18/10/2024 12:22

Kreu i grupit, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas tij zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, në një vit ka grabitur rreth 180 milionë euro. Bardhi thotë se “Balluku ka lejuar që energjia elektrike të shitet me humbje jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi”.

“Ka shmangur Shit-Blerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kotraktuar në Bursë. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm. Ministrja është Kryetare e Asamblesë së Përgjithshmë të KESH-it, personi përgjegjës që firmos për shpenzimet dhe bilancet e kompanisë”, tha Bardhi.

Deputeti ka denoncuar edhe një tjetër abuzim, ku sipas tij ka manipuluar edhe shifrat e humbjes së energjisë në rrjet.

“Humbjet faktike janë në nivelin 27.2%, duke sjellë vetëm për vitin 2023, një vlerë totale të humbjeve prej 144 milionë eurosh. Kërkojmë nga SPAK-u një hetim të shpejtë dhe profesional për një shkelje kaq masive të ligjit dhe për një abuzim kaq të madh me paratë e shqiptarëve”, tha kreu i grupit të PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA