Debati për Reformën Territoriale/ Socialistët ngrenë shqetësimin për personelin, opozita kundër modelit aktual 07/04 19:21
Socialistët vendosën të shkojnë herët në këtë seancë plenare, për të shmangur bllokimin nga opozita, si në seancën e kaluar.
Deri më tani kanë mbërritur Petro Koçi, Erion Braçe dhe Ermonela Felaj.
Në oborr janë pozicionuar zjarrfikës, makina policie dhe efektivë për të shmangur tensionet që pritet të ndodhin.
Një gardh metalik është vendosur në derën kryesore, ku është pozicionuar edhe Garda.
Opozita pritet të vijojë me të njëjtin skenar si në dy seancat e kaluara, ku dogjën karriget e tyre dhe bllokuan socialistët që të hynin në seancë plenare.
Top Channel