
Po vijon me tensione seanca e sotme në Kuvend.
Teksa mori deputeti i PS, Eduard Shalsi kërkoi zhvillimin normal të seancës, ndërsa u shpreh se ‘ky parlament nuk mund të merret me mbeturina të së shkuarës’.
Përballë tij ndodhej Albana Vokshi e cila shkoi për t’i ndërprerë fjalën.
“Ju jeni shpërndarë….Kemi humbur kohë dhe duhet të vijojmë shihni si jeni katandisur. Nuk e di kujt partie i përket, jeni thërrmuar, s’di të them kujt i përket kujt. Më dhimbseni. Boll kohë keni humbur, s’mund të merremi me mbeturina të kaluarës. Shqiptarët presin shumë prej nesh të vijojmë me agjendën tonë të reformave”-tha Shalsi, drejtuar Vokshit.
Kryeparlamentarja Spiropali, kërkoi largimin nga salla të deputeteve Vokshi e Hoti.
Top Channel