Scholz gati të bisedojë me Putin, kancelari gjerman: Duhet paqe!/ SHBA nis armë të reja në Ukrainë

17/10/2024 16:08

Gjermania është për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në deklaratën e qeverisë së tij të përcjellë në Budestagun gjerman përpara samitit të BE-së, kancelari Olaf Scholz foli në favor të uljes së dy palëve në konflikt ne tryezën e bisedimeve dhe gjetjes së një mënyrë për të parandaluar që kjo luftë të vazhdojë pafundësisht. Për këtë, ai e bëri të qartë se do të ishte i gatshëm edhe për komunikim të drejtpërdrejtë me Vladimir Putin.

“Nëse na pyesin, a do të flasim edhe me presidentin rus, do të themi: po, edhe kjo do të ndodhë. Megjithatë, asnjëherë nuk duhet të ketë vendime që merren duke shpërfillur Ukrainën. Por ka ardhur koha që ne të bëjmë gjithçka të mundshme që ky konflikt të mos zgjasë pafund”, tha Scholz.

Diskutimet me Putinin duhet të zhvillohen në “konsultim me partnerët tanë më të afërt”, theksoi megjithatë Scholz. Është e papranueshme që në Ukrainë “vazhdojnë të vdesin një numër i pabesueshëm grash dhe burrash, viktima të bombave dhe raketave ruse”, tha kancelari gjerman i cili e siguroi Kievin për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania dhe aleatët perëndimorë.

Por ndërkohë që Berlini shprehet për fundin e luftës në Ukrainë, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një paketë të re ndihme për 425 milionë dollarësh për Kievin, që përfshin kapacitete shtesë të mbrojtjes ajrore, raketa tokë-ajër, automjete të blinduara si dhe të tjera armatime thelbësore për të trajtuar nevojat urgjente ushtarake të këtij vendi.

Shtetet e Bashkuara do të furnizojë Ukrainën me më shumë pajisje në muajt e ardhshëm, mes tyre qindra raketa interceptuese, dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore, e sisteme shtesë artilerie, qindra transportues të blinduar dhe automjete luftarake për këmbësorinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA