Zbulim me vlerë për trashëgiminë kulturore në Selenicë, dalin ‘në dritë’ rrënojat e një çezme të vjetër Me thirrjet “Integrim, Dinjitet, Integritet”, të verbrit durrsakë marshuan drejt bashkisë së Durrësit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, për të drejtat dhe nevojat e këtij komuniteti.
Duke ngritur problematikën e hershme të mungesës së infrastrukturës dhe sinjalistikës, të verbrit improvizuan një semafor akustik për të treguar rëndësinë e sinjalizimit zanor.
Pjesëmarrësit theksuan nevojat ekonomike dhe përshtatjen e trotuareve me shirita vizues, që u lehtësojnë lëvizjen e pavarur, pa ndihmën e kujdestarëve të tyre, ndërsa për ata që jetojnë në fshatra situata paraqitet edhe më e rëndë.
Durrësi numëron rreth 800 persona me statusin e të verbrit. Duke ngritur zërin mbi sfidat e përditshme, ky komunitet synon të ndërgjegjësojë institucionet dhe shoqërinë për përmirësimin e kushteve themelore për ta.
Top Channel