Botolinjum intoksinë, klinikat që ofronin botoksin e ndaluar! “Capo-Al”, një nga shpërndarësit kryesorë, importonte sasi të mëdha nga Koreja e Jugut

17/10/2024 17:58

Botox – Botolinjum Intoksinë është një lloj botoksi që nuk lejohet dhe hyn në vendin tonë kontrabandë.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, listohen klinikat në kryeqytet, të cilat përdornin këtë lloj botoksi.

“LEDI Smile”, me administrator Daniel Merdanin dhe pronare Enkelejda Spahiun, që ndodhet në hyrjen e një pallati në rrugën “Irfan Tomini”, “Era_Medical Aesthetics”, me administrator Era Beqarajn, që ndodhet në rrugën “Tish Saia”, klinika estetike “Deas_Aesthetics_clinic”, me administratore Deisa Shehajn, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut, “Amra_medical_aestetics”, me administrator Luada Cuashajn, që ndodhet në rrugën “Teodor Keko” në Atir, “Aris Medical” me administratore Ardisa Beqirajn, që ndodhet në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, “Medart Clinic”, me administrator Eno Haxhirajn.

Më tej në dosje, renditen dy klinika të Eni Zotkajt, “The Glam House” me adresë në rrugën “Pjetër Bogdani”, “3MT” në rrugën “Ymer Kurti”. Ky shërbim me botoks kontrabance ofrohej edhe në “Better ME” me administrator Lorela Brendon, “La Beaute”, me administrator Klaudja Duzhën, “Este+Medical Group Albania 1”, me administrator Shkurte Karaj, “Bellisera” me administrator Meri Xhepën, “Allure Beauty Center” dhe “Allure Beauty” me administratore Aida Trokën, “Keit” me administrator Skerdilajd Faria, “Derma Pure” me administrator Dorina Veizin, “Klinika kirurgjikale austriake”, me administrator Astrit Kuçanin, “Velvet Medical Center” me administrator Laura Lekën, subjekti Sante Plus “Medicare Hospital” me administrator Edmond Zajën, “Derma Bless” me administratore Marvina Muskën, “La Perla Dermo Aesthetics Center”, “Cozzy Aesthetics”.

Po ashtu, në dosje përmendet “Capo-Al” në pronësi të Mildon Kamarakut, që sipas hetimeve, është një nga furnizuesit dhe shpërndarësit kryesorë të produktit Botox – Botolinjum Intoksinë. Ky subjekt kryen rreth 10-12 zhdoganime në muaj dhe brenda doganës në Vorë posedon një magazinë ku mban produktet që importon nga Koreja e Jugut dhe më pas i shpërndan në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA