Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, foli për procesin e vettingut në drejtësi, ndërsa bëri një paralajmërim të fortë për disa nga ministrat dhe deputetët.
Hoxha u ndal te figura e kreut të SPAK, ku dha detaje se si forcohen pozitat e Altin Dumanit, duke thënë se kreu i SPAK “do të mbikëqyrë procesin e vettingut, pasi do të marrë detyrën, kompetencën komisionerëve publikë. Dumani e ka konsideruar si një punë të tepërt.”
Në paralajmërimin e saj, gazetarja tregoi se prokurorët e SPAK janë duke hetuar pasuritë e ministrave dhe deputetëve dhe se kanë tërhequr dhjetëra raporte të deklarimit të pasurisë.
“Nuk duhet të harrojmë dosjet që janë në zhvillim e sipër. Kemi parë çfarë ka dalë në sipërfaqe, të zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe ish-funksionarëve. Nuk kemi ende evidenca që do të shkojnë në gjykatë patjetër ish-funksionarë të tjerë, ish-ministra dhe ministra. Do përgjigjen para drejtësisë. Prokurorët tërhequr dhjetëra raporte të deklarimit të pasurisë edhe për njerëz të pushtetit, edhe të opozitës, që po verifikohen”, tha Hoxha.
Gazetarja dha detaje të tjera nga procesi i vettingut, ku siç thotë ajo “disa prej këtyre gjyqtarëve që janë konfirmuar nga Shkalla e Parë janë apeluar me sugjerimin e vëzhguesve. Ka një shifër të lartë që ja sjellë ndërprerjen e procesit të vettingut”.
“E dimë që janë mbetur 7 gjyqtar në shkallën e parë. Më 31 dhjetor do kemi sfida e tjera për procesione vettingut. Një pjesë e këshilltarëve juridikë të përfundon gati gati në thonjëza atë që dikur quhej shkolla e plepave. Dihet që në 31 dhjetor 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati. Ata do jenë në pritje se ku do të shkojnë.
Lista është disi e miksuar, në listën e gjatë ka zyrtarë e ish zyrtarë të dënuar. Në krye të listës ishte Arben Ahmetaj, i cili nesër nis seancën paraprake sa i përket dosjes nr 1. Avokati i tij ka siguria nga prokurë. Do të zhvillohet nesër në 19:30 seanca paraprake. Ishte një seancë e pezulluar. Nesër do të kemi çështjen e sterilizimit, çështja e Gërdecit po ashtu”, tha më tej Anila Hoxha.
Top Channel