Video/ Parashutisti zbulon një qen në majë të piramidës së Gizës në Egjipt dhe askush nuk e di si është ngjitur (fotot)

16/10/2024 16:34

Një parashutist ka shpërndarë në rrjet pamjet e habitshme që tregojnë një qen që ‘eksploron’ majën e piramidës së famshme të Gizës në Egjipt.

Por askush nuk mund të tregojë si kafsha  ka arritur të ngjitet në strukturën misterioze 150 metra të lartë.

Piramida ka mbajtur titullin e strukturës më të madhe të ndërtuar nga njeriu prej gati 4,000 vjetësh.

Por teksa parashutisti vizitor Alex Lang, po eksploronte piramidën nga qielli, ai pa qenin në majën e saj që nuhaste rreth blloqeve gjigante të gurit.

Qeni i guximshëm nuk dukej i shqetësuar as nga lartësia dhe as nga terreni i ashpër, madje i lehte dhe zogjve që fluturonin mbi të.

Në pamjet që janë shikuar miliona herë në rrjet, Lang shihet që fluturon në parashutën me motor duke shijuar panoramën e mrekullueshme poshte.

Lang thotë se e dinte se do të shihte gjëra tërheqëse në fluturimin e tij të 14 tetorit por jo që të gjente kafshë në majë të piramidës.

Në komente përdoruesit vlerësonin qenin duke shkruar: “Asnjë nga shokët e tij nuk do ta besojnë kur t’i thotë se ku ka qenë”.

Të tjerë cilësonin racën e qenve të rrugës në Egjipt që shpesh shihen dhe në vizatimet e lashta.

“Nuk është një qen, është zoti egjiptian Anubis,” shtoi me shaka një përdorues.

“Ai konsiderohet guida e të vdekurve në botën e përtejme dhe mbrojtës i tumave të lashta”, shkruante përdoruesi, sipas rrjeti The Sun.

Në të tjera foto përdoruesit flisnin për qentë e rrugës në Egjipt, shumë prej të cilëve jetojnë rreth piramidave të lashta dhe shoqërojnë turistët në vizitat e tyre.

FOTO GALERI
1/5
Një parashutist ka shpërndarë në rrjet pamjet e habitshme që tregojnë një qen që ‘eksploron’ majën e piramidës së famshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA