Një video ekskluzive është siguruar nga mbërritja e emigrantëve të parë nga Italia.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, shihen personat nga Bangladeshi dhe Egjipti.
Nën masa të rrepta sigurie ata janë shoqëruar menjëherë pas ankorimit të anijes ushtarake italiane “Libra” në brigjet e Shëngjinit. Ata pritet të qëndrojnë për verifikime rreth tre orë.
Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar sot në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve.
Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.
Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar parashikon që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre emigrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.
Top Channel