Pas shkëputjes së Shqipërisë që çeli të martën negociatat për grupkapitullin e pare me BE-në, Gjermania ofrohet të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të mbetur prapa në rrugën e anëtarësimit.

Pas bllokadës Sofjes e cila ka vazhduar të këmbëngulë që pakica bullgare të njihet në Kushtetutë si një nga “popujt themelues” të Maqedonisë së Veriut, kërkesë që shumë maqedonas e kundërshtojnë, si dhe sinjaleve nga VMRO DPMNE se mund të rishikojë marrëveshjen e Prespës, Shkupi e gjen veten në një pozicion të vështirë.

Megjithatë, gjatë një takimi në Berlin, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, shefja e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock shtriu dorën e bashkëpunimit. Baerbock bëri thirrje për ndryshimin e domosdoshëm të Kushtetutës, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Në sfondin e luftës agresive ruse, që përpiqet të na ndajë, është më e rëndësishme se kurrë të përqendrohemi në atë që na bashkon,” tha ajo. “Në kohë të tilla, e ndjejmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Këtë moment duhet ta shfrytëzojmë”, shtoi më tej kryediplomatja gjermane duke pasur parasysh klimën miqësore të krijuar gjatë samitit të  Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mucunski nga ana e tij dha sinjale se qëndrimi i Shkupit, mund të ndryshojë. Ai falenderoi Gjermanine per mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet dypalëshe, e deklaroi se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA