Rikthehet Messi, pas 300 ditësh ylli i futbollit argjentinas i sjell fitoren Kombëtares së tij

16/10/2024 13:06

‘Albiceleste’ nuk po kalonte një moment të mirë pasi, humbi kundër një Kolumbisë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2026 dhe barazoi me Venezuelën në Maturin.

Por, kur rikthehet Leo Messi te Argjentina pas më shumë se 300 ditësh, vjen edhe fitorja, këtë herë ata shënuan 5 gola përballë Bolivisë (5-0) tre prej tyre pikërisht nga ylli i Inter Miami, ndërkohë që për dy të tjerët ishte ai që asistoi.

Ishte e vështirë për Argjentinën të fillonte të shpërbënte kuadrin mbrojtës, që kishte krijuar Bolivia. Por, në një lapsus të Marcelo Suárez, Lautaro i mundësoi Messit rastin për të hapur rezultatin në minutën e 19-të.

Prej këtij momenti, filloi “show” personal i Leos në Monumental. Nga liria që Scaloni i jep gjithmonë, ai ishte fari që udhëhoqi lojën e një Argjentine, që qartazi kishte tjetër fytyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA