Liga e Kombeve/ Mbyllen ndeshjet e 4-ta në grupe, fiton Spanja, ndalet Portugalia

16/10/2024 13:04

Liga e Kombeve ka mbyllur këtë të martë ndeshjet e katërta në grupe me tetë sfida në Ligat A dhe C.

Në Cordoba, Spanja mboshti 3-0 Serbinë me golat e Laporte, Morata dhe Baena. Ndërkohë në St. Gallen Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Danimarkës, për hapin e dytë fals radhazi.

Në Ligën A ka pasur duele interesante, ku Polonia dhe Kroacia barazuan 3-3 në një përballje spektakolare. Në Skoci, vendasit barazuan 0-0 kundër Portugalisë, me Ronaldon që luajti 90 minuta.  Në Ligën C, Kosova siguroi tri pikë me vlerë që e mbajnë në vendin e dytë në grup.

Me golat e Amir Rrahmanit, Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit (goli i parë me Dardanët), Kosova mposhti 3-0 Qipron. Tri pikë edhe për Rumaninë në udhëtim, ndërsa Irlanda e Veriut turpëroi 5-0 Bullgarinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA